Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.
Kjo pasi që gjatë kontrollit të tyre, të njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar të holla në valuta të ndryshme me vlerë rreth 1745 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe një telefon.
Ndërsa te i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe 10 fishekë, një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 0.4 gram dhe një telefon.
Gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 53 gram, një peshore digjitale si dhe qese të vogla najloni të zbrazura.
Me vendim të prokurorit është bërë kontrolle në banesën e njërit nga të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 56 gram.
Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...