Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona, për të cilët ka pasur urdhër-arrset nga gjykatat, pasi të njëjtit kanë qenë duke u kërkuar për vepra të ndryshme penale, raporton Arbresh.info.
Katër nga të kërkuarit e drejtësisë janë arrestuar mbrëmë, tre prej tyre në Prishtinë, njëri në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari, një në Prizren, një tjetër në fshatin Zhegër të Gjilanit, Ferizaj, Pejë, Kacanik, Lipjan dhe i fundit është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Livadicë të Podujevës.
Të gjithë të arrestuarit sipas njoftimit të policisë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për identitetin e tyre dhe veprat penale për të cilat të njëjtit kanë qenë të kërkuar./Arbresh.info/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës