Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për arrestimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, i cili është arrestuar në territorin e Serbisë për posedim të armës së ftohtë.
Përmes një reagimi në Twitter, Rohde ka shkruar se kjo nuk është hera e parë që ka arrestime në pikën kufitare, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, këto arrestime ngrejë dyshime për ndërhyrje politike. Madje, shtoi se pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt.
Ndryshe, i arrestuari është dënuar me dhjetë ditë burgim në Serbi për posedim të armës së ftohtë.
“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që ndalimi në pikën kufitare ngre dyshime për ngacmime politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt”/Arbresh.info/
Closely following concerning reports about the detention of the head of the Leposavic administration in Serbia. Not the first time in recent months that detention at border crossing raises suspicions of political harassment. Expect that the official appeal is considered swiftly.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 13, 2023
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim