Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji për Avdullah Vojvodën, mjeku i cili u arrestua më 28 tetor nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.V., dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit A.V. kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 të 164 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Për arrestimin e Vojvodës, organet e rendit kanë dhënë edhe detaje tjera, pas arrestimit të tij të martën.
Dyshohet se ai për qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore./Arbresh.info
LEXO EDHE:
10 deri në 50 euro ryshfet për pushime mjekësore – Detaje për arrestimin e mjekut në Vushtrri
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime