Një mjek në Vushtrri është arrestuar dje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka marrë ryshfet nga pacientët në këmbim të lëshimit të raporteve të pushimit mjekësor.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari dyshohet se, me qëllim përfitimi personal, ka kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme parash nga 10 deri në 50 euro nga pacientët për t’u lëshuar dokumentacion mjekësor.
“Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...
Rama, Trumpit për Gjykatën Speciale: Për hir të Zotit, reago...