Deputeti Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një intervistë për “BlicInterview” me Astrit Gashin, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po ndikohet nga “grupe parapolitike” që veprojnë jashtë institucioneve dhe pa mandat zyrtar.
Sipas tij, këto grupe po e udhëheqin nga prapaskena vendimmarrjen e partisë në pushtet.
“Grupet parapolitike të VV-së janë ata që udhëheqin nga jashtë, që nuk kanë mandat as si deputetë, as ekzekutiv. Emri më i përfolur është Dejona Mihali, e cila po del të jetë dirigjuesja e fjalimeve të deputetëve, e vendimmarrjes, madje edhe e aspektit ekonomik e financiar brenda Vetëvendosjes”, tha ai.
Për më tepër, përfaqësuesi i LDK-së kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të japë llogari për, siç tha ai mashtrimin ndaj qytetarëve lidhur me numrat për formimin e qeverisë.
“Kurti duhet t’u përgjigjet qytetarëve pse i ka mashtruar për numrat. Në cilët numra është mbështetur dhe pse u humbën nëntë muaj të vlefshëm për vendin?”, tha ai.
Zemaj shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte ofruar zgjidhje përmes një qeverie kalimtare, por propozimi i tyre ishte “përbuzur”.
“LDK e ka dhënë opsionin për qeverinë kalimtare, e cila do t’i kalonte të gjitha sfidat, përfshirë buxhetin dhe zgjedhjen e presidentit. Fatkeqësisht, kjo u refuzua” deklaroi deputeti.
Duke komentuar zhvillimet e fundit, ai tha se tashmë nuk sheh më hapësirë për ndërtimin e një qeverie kalimtare apo marrëveshje politike, ndërsa konfirmoi se LDK nuk do të kërkojë mandatar.
“Lidhja Demokratike nuk do të kërkojë mandatar, sepse nuk na takon. Propozimi ynë nuk është përkrahur nga asnjë subjekt politik. Edhe nëse Vetëvendosje tash po flet për qeveri teknike, kjo është e vonshme dhe e dëmshme për Kosovën”, përfundoi ai.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...