Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me Ministren e Maqedonisë së Veriut Slavjanka Petrovska.
Në këtë takim Mehaj thënë se fqinjësia e mirë dhe partneriteti mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta.
“Fqinjësia e mirë dhe partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta”, shtoi më tutje Mehaj, njofton Arbresh.info.
Mehaj gjithashtu ka falënderuar me Ministren e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e sigurisë si dhe për mbështetjen në proceset e përmbushjes së obligimeve tona për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar.
“Në kornizat e vizitës në Turqi, kemi zhvilluar takimin me Ministren e Maqedonisë së Veriut, znj. Slavjanka Petrovska të cilën e falënderova për bashkëpunimin në fushën e sigurisë si dhe për mbështetjen në proceset e përmbushjes së obligimeve tona për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar”, ka bërë të ditur Mehaj.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe në NATO është esencial për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe në NATO është esencial për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, shkroi Mehaj në Facebook./Arbresh.info
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...