Policia e Kosovës ka kryer një kontroll shtesë të premten në hotelin “Rajska Banjskë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë zbuluar armë dhe pajisje ushtarake.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se këto prova materiale ishin aty që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, armatimi dhe pajisjet ushtarake ishin fshehur në banjon e hotelit.
“Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin