Arkivi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka kaluar në format digjital.
Në njoftimin e kësaj komune thuhet se ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit administrativ, përcjell Arbresh.info.
“Një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit administrativ: arkiva e komunës tashmë ka kaluar në format digjitale, falë teknologjisë moderne dhe të sofistikuar që garanton ruajtjen afatgjatë, sigurinë dhe qasjen më të lehtë në dokumente”, thuhet në njoftim.
“Ky proces siguron ruajtjen e dokumentacionit të rëndësishëm, por edhe përmirëson shërbimet për qytetarët duke mundësuar një administratë më të shpejtë dhe më transparente”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës