Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka pritur në takim prof. dr. Friedrich Lüth, Drejtor për Çështje të Trashëgimisë Kulturore në Institutit e Arkeologjisë të Gjermanisë.
Qëllimi i vizitës së prof. Lüth dhe temë diskutimi e takimit ishte vlerësimi i bashkëpunimit të deritashëm dhe thellimi i tij në kuadër të partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e arkeologjisë.
Zëvendësministri Hoti u njoftua nga dr. Lüth për të arriturat e deritashme në fushën e bashkëpunimit të arkeologjisë me theks të veçantë, në lokalitetin antik të Ulpianës, ku në vitin e fundit ka pasur përparime të dukshme.
Profesori gjerman e informoi Hotin se po e përgatit raportin e punës 2009 – 2012 për bashkëpunimin që kanë pasur me Institutin e Arkeologjisë të Kosovës, pasi që në këtë drejtim ka qenë e nënshkruar edhe një memorandum për bashkëpunim në vitin 2009.
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...