Avokati i njohur, Arianit Koci ka komentuar lidhjen mes aktores Adriana Matoshi dhe ish-futbollisti i Ferronikelit, Keith Groeneveld.
Koci ka dënuar komentet raciste, megjithatë ai tha se debati po fokusohet kundrejt dallimit në moshë, shkruan portali arbresh.info
Ai tutje ka shtuar tutje se nuk do t’ia dëshironte një lidhje me dikë 20 vite më të madhe të birit të tij.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Natyrisht se komentet raciste janë të papranueshme. Janë poshtërsi.
Por, dorën në zemër, lidhja e Adrianës po përflitet për shkak të dallimit në moshë – dhe atë së pari se i dashuri i saj i paska 21 vjet.
Temë interesante për një të shtune pasdite.
Mua nuk po më pengon aspak, madje po më duket lidhje simpatike.
Sidoqoftë, po e hapi zemrën:
A kisha pasë qejf që djali i im – sa është tash rreth të 20-ave, të jetë në lidhje me një zonjë që e ka dyfishin e moshës së tij?
Jo – sado që jam liberal.
Adrianës i dëshiroj sukses në jetë.
E respektoj së pari se i ka rritë 4 fëmijë thuaja vetëm. Plus ka arritë sukses në karrierë.
Sidoqoftë, nuk po e shoh që ka nevojë për përkrahjen tonë sa i përket kësaj pune. /arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...