Pas humbjes së jetës së Arian Dacit, e ka kujtuar edhe poetja, Naime Beqiraj.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se Ariani ishte djali i vetëm i familjes Daci, derisa e ka kujtuar edhe kohën kur kishte banuar në shtëpinë e babait të Arianit, Nexhat Dacit.
“I tillë do të mbetesh nê kujtesë Arian. Bjeshkën e deshte dhe i dhe frymën tënde të fundit, buzëqeshjen, shpirtin rinor. Të fortë e le pas dhimbjen E paç të përjetshme paqen”.
Shkrimi i plotë i Beqirajt në Facebook:
I qetë, i edukuar, djalë hasreti të cilit as zëri nuk i ndihej në shtêpinë e madhe katërkatëshe në Velani.
Arian Daci ishte vetëm 11 vjeç kur prindët e tij Akad. Nexhat Daci dhe zonja Zinete Daci më kishin zgjedhur (me propozim të Bekim Lumit) të banoja në shtëpinë e tyre. Ishte viti 1990 dhe kur i larguan studentët nga konviktet dhe qytetarët e Prishtinës i kishin hapur dyert e zemrat për ne.
Familje për lakmi, mikpritëse sa ndjehesha si pjesë e tyre; vajza që mësonin me zell Edi Daci-Prapashtica dhe Majlinda, plot hir e dituri e plot ambicje.
Ariani, më i vogli të cilin e quaja ‘zotëriu i vogël’ ishte aq modest e aq urtak sa më lart na dëgjohej zëri i ne të rriturve se sa i Arianit 11 vjeç.
Sa herë e pyesja diçka për shkollê, gjithmonë përgjigjjen e shoqëronte me një buzëqeshje që i mbetej gjatë në fytyrë.
I tillë do të mbetesh nê kujtesë Arian. Bjeshkën e deshte dhe i dhe frymën tënde të fundit, buzëqeshjen, shpirtin rinor.
Të fortë e le pas dhimbjen
E paç të përjetshme paqen
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...