Rreth 58 mijë shtetas të Kosovës kanë qenë të regjistruar për votim me postë, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në këtë fazë ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës, megjithatë shtoi se nga kutitë postare janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani KQZ ka pranuar, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27 mijë e 600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950.Arsyeja më e shprehur te zarfet e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit.
Ndërkohë, numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës do të fillojë gjatë kësaj jave.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A