Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka thënë se sundimi efektiv i ligjit është shumë efektiv për shoqërinë dhe se askush nuk është mbi ligjin, shkruan arbresh.info.
Këto komente ajo i bëri gjatë lansimit të raportit të vlerësimit të sistemit gjyqësor të Kosovës.
“Sundimi efektiv i ligjit është shumë efektiv për shoqërinë, askush nuk është mbi ligjin. Njerëzit e Kosovës presin që të kenë gjyqësor kualitativ dhe sundim të ligjit që u shërben atyre. Themelimi dhe ruajtja e sistemit gjyqësor është një proces i vështirë, kompleks dhe i vazhdueshëm”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se gjatë këtyre viteve kanë ndodhur reforma në sistemin gjyqësor të Kosovës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Apostolova ka shtuar se një vlerësim i tillë jep një pasqyrë të sistemit të bazuar në statistika dhe mundëson krahasim përmes treguesve të njohur ndërkombëtarisht.
“Ka fragmentim në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe kjo duhet të ndryshoj. Ministri i drejtësisë është përkushtuar që ta thelloj procesin drejt një strategjie gjithëpërfshirëse. Një strategji e këtillë nuk është fundi i rrugës por do të ndihmoj të gjitha palët me interes që të implementojnë reformat në mënyrë me efikase”, ka thënë Apostolova.
Sipas saj ky raport përmban dëshmi për politikëbërësit e Kosovës/arbresh.info/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik