Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se Kosova ka humbur tre muaj të legjislaturës që janë të mëdha për agjendën evropiane.
Apostolova, gjatë një takimi me grupin dhe komisionet parlamentare të PDK-së ka thënë se ka ardhur koha për ndryshime në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Tre muaj janë humbur në nisjen e punës së Kuvendit dhe tre muaj kanë qenë të dëmshëm për agjendën evropiane. Kam vendosur që të vijë të takohem së pari me ju sepse ju keni Komisionin më të rëndësishëm siç është ai i Integrimeve Evropiane. Gjithashtu jam këtu të marrë mendimet tuaja se çfarë do të donit të thoni”, ka thënë Apostolova.
Sipas tij, ndryshimet në Kosovë nuk kërkohen për shkak të kapriçove të BE-së mirëpo për shkak se siç tha, për këtë kanë nevojë qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...