Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur me incidentin e djegies së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simic.
Apostolova ka thënë se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Pres që Policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Apostolova.
Vetura e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simic, është djegur në orët e vona të së mërkurës në veri të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Reagime lidhur me rastin kanë ardhur edhe nga Beogradi.
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...