Gjykata e Apelit – Departamenti për Krime të Rënda njofton se ka vërtetuar dënimin me burgim prej 35 vite për burrin i cili vrau gruan e tij me sëpatë në nëntor të 2022-tës.
Gjykata e Apelit me aktgjykimin e datës 04.07.2024, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtëses së të akuzuarit I.G., av. Myrvete Hashani Jashari, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 17.04.2024, e ka vërtetuar, përcjell Arbresh.info.
“Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtëses nuk qëndrojnë, e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar ngase, dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ka theksuar se është i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, si dhe me arsyet e dhëna në aktgjykim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aktgjykimin e plotë mund ta gjeni KËTU
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron