Gjykata e Apelit ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj tre aktivistëve të VV’së të dënuar për terrorizëm.
Deputeti Frashër Krasniqi dhe dy të dënuarit tjerë për sulmin me zollë në Kuvend të Kosovës, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, janë liruar nga paraburgimi, në të cilin ndodhen nga nëntori i vitit të kaluar kur u dënuam mbi 5 vite burg për terrorizëm.
“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve A.A., F.K. dhe E.H., të cilët do mbrohen në liri”, ka njoftuar Apeli.
“Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 136 paragrafi 1. lidhur më nenin 135 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7., e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Adea Batusha ndodhet në liri pasi është dënua me 2 vite burgim nga Gjykata Themelore, dhe kjo masë i mbetet deri në plotfuqishmëri të dënimit.
“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”, thekson njoftimi.
Ndërkohë, apeli njofton se aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit, ndërsa gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit.
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...