Përballë temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe të ndjekin këshillat parandaluese për të shmangur pasojat e nxehtësisë ekstreme.
Në një fletushkë informuese të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në qendrat shëndetësore, Ministria ka renditur disa rekomandime të rëndësishme për mbrojtjen nga temperaturat e larta:
Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00;
Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit për të mbrojtur lëkurën nga rrezatimi UV;
Pini ujë rregullisht, të paktën një gotë çdo orë dhe 2–3 litra ujë në ditë;
Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, për të shmangur nxehtësinë e tepërt;

Limitoni konsumimin e kafeinës dhe alkoolit, pasi ato mund të ndikojnë në dehidratim;
Mbani shtëpinë tuaj të freskët, duke përdorur ventilim apo mjete për ftohje;
Kujdes! Nëse ndjeni marramendje, djersitje të tepërt, të vjella, konfuzion apo shenja të tjera shqetësuese, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore më të afërt.
Këto këshilla kanë për qëllim të parandalojnë rreziqet që vijnë nga rritja ekstreme e temperaturave, sidomos për grupet më të ndjeshme si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. /Arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1