Protesta e paralajmëruara për ditën e shtunë në rrjetet sociale nga persona të paidentifikuar është larguar nga Facebook.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë për KosovaPress se ata deri më tani nuk kanë marrë ndonjë njoftim për ndonjë protestë. Thirrja për protestë ishte bërë në rrjetin social Facebook ku u bëhej thirrje subjekteve opozitare, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkohen në protestën e së shtunës me fillim në orën 14.
KosovaPress ka kontaktuar disa nga emrat e përmendur në këtë thirrje publike si nga ana e partive opozitare, shoqërisë civile dhe mediave por ata kanë thënë se nuk do të dalin në një protestë të cilës nuk i dihet organizatori.
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së