Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot njoftuar se aplikuesit jashtë Kosovës po i dërgojnë aplikacionet e njëjta në tri adresa elektronike.
Në mbledhjen e sotme të KQZ’së u tha se si pasojë e kësaj, mund të ketë duplifikime në aplikim.
“Aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në të 3 emailat. Pra mund të ketë duplifikime në aplikim. Gjatë procesit të verifikimit do të dihet saktë numri i tyre”, kanë deklaruar nga KQZ.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos e dërgojnë të njëjtin aplikacion në tri adresat elektronike të KQZ’së.
Ndërkohë, KQZ ka bërë të ditur se deri më sot, në sistem janë futur gjithsej 14 mijë e 307 aplikacione për regjistrim.
Prej 13 mijë e 138 prej tyre është bërë vlerësimi i zotësisë juridike, ndërkaq të aprovuara janë 10 mijë e 172.
“Në statusin momental të refuzimit janë 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse, me qëllim të aprovimit”, deklaron KQZ.
KQZ ka bërë të ditur se deri më sot në orën 12:00 janë 68 mijë e-maile të pahapura në tri adresat elektronike të KQZ’së./Express/
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit