Anëtari i Nisma për Kosovën Avni Tafili sot do të zyrtarizojë vendimin për largim ose jo nga partia në të cilën posa ka aderuar, shkruan Arbresh.info.
Ai në një përgjigje dhënë Arbresh.info ka thënë se nëse Nisma për Kosovën nuk largohet nga PDK-ja ai do të largohet.
“Qëndrimi im ndaj koalicionit me PDK-në nuk ka ndryshuar, jam kundër, nëse Nisma nuk del nga ky koalicion, dal unë nga Nisma, meçe mundësitë për të dalë janë shumë të vogla, atëherë mundësitë janë shumë të mëdha për dorëheqjen time nga Nisma.
Gjatë ditës së sotme ai pritet ta bëjë të ditur vendimin e tij.
Kujtojmë se ai si një kundërshtar i këtij koalicioni, kishte paralajmëruar aderimin tek Lëvizja Vetëvendosje./Arbresh.info/
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të populls...