Driton Ajazi, anëtar i PDK-së tha se kanë pritur që kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci të mos kandidojë më për këtë pozitë.
Ai tha se ka mospajtime për mënyrën se si ka udhëhequr Lladrovci për nëntë vite.
Ajazi shtoi se sipas tij, kryetari aktual mund të quhet “kampion për keqqeverisje, nepozitëm e korrupsion”.
“Rrethanat që kanë përcaktuar rikthimin tonë në Partinë Demokratike, është kriju një momentum i ri pas kandidimit të një kandidati tjetër nga radhët e PDK-së dhe jo kryetarin aktual, dhe pikërisht kjo ka qenë shtytja kryesore, sepse ne qysh në fillim kur kemi dalë në garë në vitin 2021, kemi qenë strukturat legjitime të dala në procesin zgjedhor 2019, dhe atëherë kërkesa jonë ka qenë që të mos vazhdohet me kandidatin në këtë rast zotin Lladrovci në vitin 2021. Dhe pikërisht PDK e rikandidoi, edhe pse ne strukturat legjitime të PDK-së në atë kohë që ishim rreth 80 për qind nuk ishim të pajtimit që të jetë Lladrovci kandidat”, tha Ajazi.
Kujtojmë se kryesia e PDK-së, më 27 korrik vendosi që kandidat për kryetar të Drenasit të mos jetë më Lladrovci, por Petrit Hajdari.
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...