Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha ka thënë se ende ka rezerva për ideologjinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, Berisha ka thënë se nëse Vetëvendosje brenda vetes ka figura qendrore si Rexhep Selimi, atëherë sipas Berishës, pse Vetëvendosje nuk mund të bashkëpunoj me Ramush Hardinajn.
Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se pjesëmarrja e Vetëvendosjes në Qeveri është në të mirë të vendit.
Ky është shkrimi i plotë i Berishës:
Ashtu siç kam thene dje, politika duhet t’i pergjigjet kerkeses se qytetareve per te ndertuar institucionet e vendit.
Eshte e vertet se une kam pasur e vazhdoj te kem rezerva ndaj ideologjise dhe diskursit te VV-se por ne te njejten kohe kam shprehur publikisht dhe privatisht vleresimin per kompetencen e tyre profesionele, arsimore dhe per artikulimin e tyre ne temat jetike per funksionimin e shtetit.
Eshte koha, qe besimin qe e kane marr nga qytetaret ta shndrrojne ne benifit per Kosoven. Nese ata brenda vetes si figure qendrore kane Rexhep Selimin, pse ata nuk mund te bashkepunojne me Ramush Haradinaj.
Pjesemarrja e VV ne qeveri eshte ne te miren e vendit. Ne fakt, çasje e tyre profesionale dhe kompetente do te ndihmonte dikasteret perkates por ne te njejten kohe do te ‘detyronte’ edhe koalicionin PAN qe emerimet t’i bej konkurruese e jo si deri tash me kritere militantizmi. Me rendesi eshte qe shteti i Kosoves te udhehiqet me vullnet te mire dhe profesionalizem pavaresisht perkatesise partiake.
Kosova eshte lodhur nga lojerat politike dhe militantet, eshte koha per te menduar per shtet. Ne fund te fundit ashtu e kam lexuar fjalen e sovranit.
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...
Prokuroria e Gjakovës: 15 kryesues të ndaluar për 48 orë për...
Barcelona luan për gjithçka ndaj Copenhagenit, Flick me “dhi...