Moskonstituimi i Kuvendit konsiderohet dështim i klasës politike. Sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu dhe analistit Artan Muhaxhiri, bllokada është pasojë e mungesës së vullnetit dhe e paqartësive ligjore që kërkojnë interpretim nga Kushtetuesja.
Njohës të Kushtetueses e analist politikë thonë se kjo formë e vazhdimit të seancave një ditë po, një ditë jo, është absurde. Ish-anëtari i Gjykatë Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se dalja nga ky ngërç bëhet nëpërmjet vullnetit politik ndërmjet palëve.
“Për me zgjidh problemin duhet të ulet me pas një vullnet politik duhet të shikohet përvoja e mëparshme me marrë anën pozitive përndryshe ky veprim është absurd i pakëndshëm është i keq përpopullin ton…”, thotë Kryeziu.
Analisti Artan Muhaxhiri thotë se moskonstituimi i Kuvendit për një kohë të gjatë përbën një dështim të politikës kosovare dhe pasqyron zhgënjim të qytetarëve të vendit.
“Kjo bllokadë nuk ka të bëjë me çështje teknike e as procedurale është bllokadë në mendjen e tyre në gjykimin e tyre është një dështim total i politikës kosovare nuk as ide as moral se si ta tejkalojë këtë krizë dhe të sillet në përputhje me përgjegjësi politike me besimin që e ka marrë nga qytetarët..”, thotë Muhaxhiri.
Muhaxhiri ka thënë se pa u qartësuar nga Gjykata Kushtetuese neni ku thuhet se vetëm fituesi mund të propozojë kandidat ose kandidate për kryetar të Kuvendit dhe nuk shpjegohet çfarë ndodh nëse nuk i ka votat e mjaftueshme, atëherë bllokada vetëm do të vazhdojë./RTK
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...