Përplasjet e palëve negociuese në takimin e fundit në Bruksel kanë krijuar paqartësi në Kosovë nëse duhet të vazhdohet dialogu në nivel presidentësh apo të ndërpritet.
Derisa autoritetet në Prishtinë nuk e dinë se kur do t’i vazhdojnë bisedimet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, analistët politikë dhe subjektet politike shprehen të ndara rreth vazhdimit të bisedimeve
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e pyetur nga gazeta “Zëri” për rrjedhën e bisedimeve ka thënë se ende s’kanë marrë ndonjë lajm nga Bashkimi Evropian (BE). “Nuk kemi ende njoftime nga Bashkimi Evropian në lidhje me këtë çështje”, ka thënë ministrja Tahiri.
Në anën tjetër subjekti opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), vlerëson se dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet. “Dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet në parim. Ndërsa brenda platformës, Serbisë duhet t’i vihen kushte duke filluar nga kërkim i faljes, dëmshpërblimi për demet e luftës, dorëzimi i krimineleve të luftës, të pagjeturit, pensionet, etj”, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi, deputete e këtij subjekti.
Sipas saj, Kosova duhet t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë dhe të vendosë sanksione ndaj mallrave të saj. “Vazhdimi i dialogut është vazhdim i nënshtrimit dhe rrezik për koncesione të reja në dëm të vendit”, ka thënë ajo.
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...