Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka postuar një fotografi, ku ka thumbuar Serbinë.
Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, përveç debateve në Këshill të Sigurimit, Ivica Daçiqit po i kundërvihet fuqishëm edhe nëpër rrjete sociale.
Ministri i Jashtëm serb, i është bashkuar një fushate kundër Kosovës, duke e shkruar në një kartëmonedhë 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”,
E ndaj kësaj fushate të tij, në Kosovë është nxitur një kundër fushatë duke shkruar nëpër kartëmonedha të ndryshme “Kosova është Kosovë”, e “Kosova është e Bukur”.
E se “Kosova është e Bukur”, e ka thënë edhe ambasadorja Çitaku, në një postim në rrjetin social Twitter, ku ka publikuar një fotografi të Kalasë së Artanës.
“Nuk është Game of Thrones, Kjo është Kosova. Kosova është e bukur”, ka shkruar Çitaku.
E një shkrim i tillë ka nxitur reagime të ndryshme në Serbi. Ata thonë se përmes një shkrimi të tillë, Çitaku po tenton të ‘vjedh’, monumentet për të cilat pretendojnë se i përkasin kulturës serbe.
“Përpjekje flagrante për të vjedhur, qytetin e mbretit Millutin”, shkruan ‘telegrafi’ serb.
Ndërkohë ndaj këtij postimi kanë reaguar shumë serbë.
https://twitter.com/vloracitaku/status/1136359133769338880/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1136359133769338880&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpostimi-i-fundit-i-vlora-citakut-ne-twitter-ndez-serbine%2F
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës