Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se për të punuar si avokat në shtetin gjerman duhet diplomë përkatëse për t’i përfaqësuar klientët nëpër gjykatat gjermane.
Këtë reagim, Rohde e ka bërë pasi më herët kishte thënë se është një hap përpara njohja e avokatëve të Kosovës nga shteti gjerman.
“Sqarim i postimit tim të mëposhtëm: Derisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtë programit të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, ka shkruar Rhode në Twitter.
Fillimisht, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e kishte mirëpritur njohjen e avokatëve të licencuar të Kosovës nga Gjermania.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, kishte njoftuar se avokatët nga Republika e Kosovës tani e tutje njihen zyrtarisht nga Gjermania./BetimipërDrejtësi/

Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...
Pacolli: Nuk jam nën hetim në Shqipëri, disa media po shtrem...
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...