Ambasadori në Britani: Asnjë kosovarë i lënduar nga sulmi në Mançester

19:13 | 23 Maj 2017
M. A.

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe Lirim Greiçevci, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndonjë të lënduar ose të vdekur, shtetas të Kosovës, nga sulmi i mbrëmshëm në Mançester, shkruan arbresh.info

“Ju njoftojmë që pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Mançester, Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për të kuptuar nëse ndonjë shtetas i Kosovës është prekur në këtë sulm. Ambasada gjithashtu ka kontaktuar me komunitetin tonë në Mançester, me përfaqësues shoqatash, aktivistë dhe familje kosovare. Fatmirësisht, deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndonjë të lënduar ose të vdekur, shtetas të Kosovës, në këtë sulm terrorist”, shkruan Greiçevci në Facebook.

Për të qenë në kontakt të vazhdueshëm në terren me autoritetet lokale në Mançester si dhe me komunitetin tonë atje, Ambasada ka dislokuar diplomatin Imer Berisha, i cili do të qëndrojë në Mançester deri të kemi konfirmimet përfundimtare lidhur me viktimat dhe të lënduarit.

”Imeri mund të kontaktohet në këtë numër telefoni: +447375725450. Ndërsa numri emergjent 24 orësh mbetet ai i njëjti i shpallur mbrëmë: +447961064763. Ju faleminderit për vëmendjen dhe bashkëpunimin, thotë Greiçevci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme