Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka përfunduar deklaratën e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Avokati i tij, Tomë Gashi, ka shkruar se Martin Berisha kishte paraqitur kërkesën për të dhënë deklaratë sqaruese pas disa pretendimeve që kishin dalë në media.
“Të dashura gazetare, të dashur gazetar. Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kërkesë për të dhënë deklarate sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në media. Martini tashme ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tije është konfidenciale”, shkruan Gashi në Facebook.
Gashi po ashtu ka sqaruar se as ai nuk mund të deklarohet më shumë përmbajtjen e kësaj deklarate./Arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun