Ambasadori kinez në Beograd, Li Manchang, tha gjatë një bisede me me studentët e Universitetit të Beogradit ka thënë në Kosovë nuk do të ketë luftë.
Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në rendin global e sidomos në Ballkan e Serbi”, duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve se a do t’i ofrojë Kina ndihmë Serbisë po ndodhi konflikti në Kosovë, është përgjigjur me pyetjen: “Pse të luftojmë, kur mund të flasim?”
“Nuk do të ketë luftë, pse të kundërvihemi kur mund të ulemi e të bisedojmë. Politika e jashtme kineze përpiqet për zgjidhje paqësore”, ka thënë LI, raporton B92, përcjell Klan Kosova.
Ai përsëriti se Kina respekton Serbinë, integritetin territorial si dhe pavarësinë e saj.
“Tajvani është pjesë përbërëse e Kinës. Ajo është provincë jona dhe ne e falënderojmë shumë Qeverinë e Serbisë dhe popullin serb që e përkrahin Kinën në këtë pikëpamje.
“Nga ana tjetër, ne nuk e njohim Kosovën dhe mendojmë se çështja e saj duhet të zgjidhet në kuadër të Rezolutës 1244 dhe me dialog”.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale