Të rinjtë e Kosovës përballen me disa sfida dhe detyra të mëdha që kanë të bëjnë me ndërtimin e së ardhmes për vendin
Kështu u tha sot në një konferencë më temën “Gjendja e rinisë në një Evropë në ndryshim. Kosova dhe Trenito – një krahasim”, e organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë.
Në këtë konferencë u vunë në dukje edhe dallimet e rinisë kosovare në krahasim me rininë e shteteve të Evropës.
Ambasadori i Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese tha se pasuria më e madhe e Kosovës është rinia, e cila sipas tij, ka detyrë të që punojë për pavarësi të pasur.
“Jemi këtu për të folur për të rinjtë që është një temë e rëndësishme për Kosovën dhe ajo çka e dallon Kosovën se vendi me i ri në Evropë është një rini që përfaqëson pasurinë e saj më të madhe që është thirrur për të bërë detyra të mëdha ta ndërtojë vendin, dhe kjo detyrë është dhe do të jetë të fitohet një pavarësi e pasur, një rini që duhet të përgatitet për një detyrë të vështirë . Sfida e dytë është ajo e ndërtimit të një së ardhme politike për Kosovën vendi është në duart e tyre dhe duhet ta çojnë përpara atë”, tha Ferrarese.
Ndërsa profesori Carlo Buzzi nga Universiteti i Trentos, tha se të rinjtë e Kosovës si dhe ata nga shtetet e Evropës jetojnë në një kontest social duke shtuar se zhvillimi i rinisë iu është nënshtruar ndryshimeve në shoqëri.
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...