Sot, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim Imeri dhe ekipi I tij menaxhues kanë njoftuar Minxhozi rreth angazhimit maksimal që po bënë menaxhmenti dhe gjithë punëtorët e korporatës në këtë kohë të vështirë të krijuar nga pandemia […]
Sot, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim Imeri dhe ekipi I tij menaxhues kanë njoftuar Minxhozi rreth angazhimit maksimal që po bënë menaxhmenti dhe gjithë punëtorët e korporatës në këtë kohë të vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, për të siguruar prodhim stabil të energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e vendit.
Në vazhdim, është biseduar edhe rreth mundësive të reja për bashkëpunimin e dy korporatave shqiptare, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), pas pavarësimit të linjjes 400 kV në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.
“Duhet theksuar se bashkëpunimi mes KEK dhe KESH është ndërtuar mbi bazën e partneritetit të mirëfilltë dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve. KEK dhe KESH, në secilin rast i janë përgjigjigjur pozitivisht kërkesave të njëri tjetrit duke ofruar bashkëpunim në shkëmbim të energjisë elektrike. Në këtë drejtim, z. Imeri ka siguruar z Minxhozi se nën menaxhimin e tij bashkëpunimi mes KEK dhe KESH do të intensifikohet edhe më shumë, duke shpresuar që kjo formë e bashkëpunimit duhet marrë si shembull i mirë i edhe në instancat e tjera të dyja shteteve” Ka theksuar ndër të tjera u.d. i Kryeshefit Ekzekutivë Luigj Imeri.
Duke falenderuar për pritjen e veqantë të Imeri dhe ekipit të tijë menaxhues, ambasadori Minxhozi theksoi. “Pa modesti dua të them se jamë i lumtur që një shtyllë kaq e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës po drejtohet nga një student i Universitetit të Tiranës dhe me një eksperiencë kaq të gjatë në stafin e lartë menaxhues të KEK-ut, Prandaj, ju përgëzoi për punën e shkëlqyer që po bëni në këtë gjendje pandemie por edhe për gadishmërinë e juaj për të ngritur edhe më lartë bashkëpunimin në mes të dy korporatave. z. Minxhozi ka shprehur gatishmërinë e tijë për të përkrahur edhe iniciativa apo projekte të reja në sektorin e energjisë elektrike që janë në interes të dy vendeve”
Australiania vendos rekord botëror me 7,079 tërheqje në 24 o...
Arabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Siri...
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të auto...
Berisha: Të krijohet urgjentisht qeveri teknike për të përga...
Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, ishte nga Mitrovica
Netanyahu: Bota duhet të veprojë tani për të ndaluar program...