Ministri i Ministri i Ministrisë së Shëndetëisë z. Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu.
Gjatë këtij takimi, z. Braathu tha se masat e ndërmarra me qëllim të parandalimit të sëmundjes COVID-19 kanë ndikuar që të kemi një situatë më të mirë në Kosovë.
z. Braathu tha se në këto rrethana asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti publik, veçanërisht kur janë sfiduar edhe sistemet më të zhvilluara të shëndetësisë në botë.
Ministri Vitia tha se masat janë një prej arsyeve që sot shtrirja e epidemisë është më e sheshtë si dhe theksoi rëndësinë e unitetit për t’u ballafaquar me këtë situatë. Ai po ashtu e njoftoi ambasadorin Braathu për së afërmi edhe me mekanizmatr e parapara për menaxhimin e situatës pandemike.
Ministri Vitia, gjithashtu, e njoftoi se gjatë kësaj kohe janë siguruar ndihmë nga OBSH, UNICEF, Bashkimi Evropian, SHBA-ja, AQH – SDC (Swiss Development and Cooperation Agency).
Në këtë takim u diskutua për humanitetin që duhet ta tregojnë të gjithë për të bashkëvepruar për të ndaluar shtrirjen e mëtutjeshme të COVID-19.
Gjithashtu, u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit me komunat ku jetojnë edhe komunitetet e tjera.
Ministri Vitia e siguroi ambasadorin se Ministria e Shëndetësisë nuk do të bëjë asnjë dallim me asnjë nga komunat dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ai tha se në situatën në të cilën gjendemi është shumë i rëndësishëm koordinimin dhe bashkëpunimi që sa me më pak pasoja të tejkoalohet kjo situiatë e vështirë nga që, sipas tij, virusi nuk njeh as nacionalitet e as kufi.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...