Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana ka folur për situatën në Vjenë pas sulmeve të mbrëmshme.
Pllana ka thënë se në Vjenë ka filluar të kthehet qetësia por jo edhe normaliteti.
“Qyteti ka filluar që t’i kthehet qetësisë. Sot po ashtu nga ora 20:00 ka hyrë në fuqi ligji për parandalimin e COVID-19, ku kufizohet lëvizja”, tha ai.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri thotë se edhe vet në momentin e sulmit ka qenë dëshmitarë i të shtënave dhe krijimit të kaosit.
“Ne menjëherë kemi bërë thirrje për të evituar transportin publik dhe daljen ne qendër të qytetit”.
Pllana thotë se Ambasada nuk mund të japë asnjë koment në lidhje me sulmuesin apo origjinën e tij.
“Është tragjike të flitet për këtë sulm, e lëre më të përmenden edhe emra”, deklaroi ndër të tjera Lulzim Pllana në RTV Dukagjini.
I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopek në Tetovë.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira