Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se bashkësia e komunave me shumicë serbe nuk do të ishte model unik, shembuj të asociacioneve të këtilla ekzistojnë në zona multi-etnike në Evropës.
Në lidhje me negociatat e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Hill përmes një postimi në “twitter”, tha se qëllimi është që dy vendet të përgatiten për të ardhmet evropiane të tyre.
Këtë përgjigje ambasadori amerikan e bëri në Twitter në përgjigje të komentuesve të cilën shtruan pyetjen se “pse ShBA nuk po e shtynë para formimin e Asociacionit”.
“Ideja e këtyre bisedimeve është që Kosova dhe Serbia të përgatiten për të ardhmen evropiane të tyre, dhe mendoj se atë mund ta shohim në shoqëritë multi-etnike anekënd Evropës është edhe ajo çfarë është paraparë në Kosovë, e që është Asociacioni i Komunave serbe”./arbresh.info/
Modeli poput Zajednice srpskih opština koji je zamišljen na Kosovu postoje širom Evrope. #SADznate pic.twitter.com/jsTjeGMKf1
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) August 16, 2022
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...