Ambasadori gjerman kritikon KQZ-në për moscertifikimin e Listës Serbe

10:27 | 3 Dhjetor 2025
E.K

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka kritikuar vendimin e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar Listën Serbe, partinë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Rudolph ka theksuar se zgjedhjet duhet të zhvillohen pa ndërhyrje politike.

“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, vendimi i KQZ-së u mor gjatë mbledhjes së djeshme, ku rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime./Arbresh.info