Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, ambasadori Rudolph ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon të bëjë dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Gjatë vizitës, ambasadori është takuar edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Müller, nga i cili është njoftuar më gjerësisht për kontributin e rëndësishëm të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision.
Ambasadori Rudolph ka falënderuar trupat gjermane për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Në postimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë thuhet se KFOR mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...