Gjatë vizitës së tij të parë në Policinë e Kosovës, Ambasadori Rainer Rudolph u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha dhe Zëvendësdrejtorin Fehmi Hoti.
Sipas njoftimit, të dyja palët theksuan dhe vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij ndaj Policisë së Kosovës për mbështetjen e fortë dhe bashkëpunimin e ngushtë, të cilat vazhdojnë të forcojnë përpjekjet e përbashkëta, shkruan Arbresh.info.
“Si pjesë e vizitës, Ambasadori dorëzoi zyrtarisht pajisje të reja IT për Njësinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit (ILECU), me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve teknike dhe mbështetjes së përpjekjeve për bashkëpunim ndërkombëtar”, thuhet në postimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, të publikuar në ‘Facebook’.
Diplomati gjerman gjithashtu vizitoi ambientet e ILECU-së dhe zhvilloi bisedime me stafin lidhur me punën e tyre të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ardhshëm.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...