Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ia ka dërguar personalisht fotografinë e statujës së senatorit amerikan Bob Dole.
Kjo statujë është punuar nga artisti kosovar, Luan Mulliqi që edhe do të zbulohet së shpejti në Prishtinë, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte kënaqësia ime të dërgoj personalisht një fotot të statujës së Senator Dole të krijuar nga Luan Mulliqi që së shpejti do të zbulohet në Prishtinë. Njeri i jashtëzakonshëm”, shkruan ambasadori Kosnett.

Ndërkohë edhe senatori Bob Dole ka falënderuar ambasadorin dhe e ka përgëzuar për punën që po bën në Kosovë si i dërguari i SHBA-ve./arbresh.info/
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...