Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në fillim të takimit, Kryesuesi Maloku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar po jep për sistemin prokurorial në shumë fusha, që lidhen me avancimin e këtij sistemi.
Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Maloku e ka njoftuar Ambasadorin Abbott me punën dhe veprimtarinë e KPK-së, aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe ato që parashihet të realizohen gjatë vitit 2022, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.
Në anën tjetër, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është mirënjohës për diskutimin e hapur dhe të sinqertë./arbresh.info/
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...