Kremtes së madhe të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës po i bashkohen edhe shtetet që kanë kontribuar në krijimin e shtetit më të ri në Evropë. Ambasadat e këtyre shteteve tashmë kanë ndërruar ballinat në faqet e rrjeteve sociale. Secila në formën e vet, ka përçuar edhe mesazhe urimi e bashkëpunimi me Kosovën, shkruan AktivPress.
Ambasada amerikane në banerin e saj ka vendosur hartën e Kosovës të shoqëruar me dy flamuj- atë amerikan dhe të Kosovës. Brenda hartës ka shkruar mesazhe për demokraci, partneritet, trashëgimi kulturore, ekonomi, të drejta të njeriut e shumë mesazhe të tjera.

Kreative është treguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe. Në banerin e saj ajo ka shënuar numrin 10 i cili përshkohet nga një lidhje mes dy shteteve. Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell është shprehur krenar që vendi i tij ka qenë i pari që e ka njohur shtetin e Kosovës.

Por jo vetëm SHBA dhe Britania e Madhe kanë bërë diçka të tillë. Është edhe Zvicra, vendi ku jetojnë me qindra mijëra shqiptarë që ka postuar një baner festiv. Në të shkruan: “10 vjet bashkëpunim- 10 vjet marrëdhënie diplomatike”.

As Ambasada e Suedisë nuk ka qëndruar indiferente. Në njërën prej fotografive që ka postuar me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kjo ambasadë ka shkruar edhe një mesazh të fuqishëm. “Evropa e bashkuar është një Evropë stabile, Suedia është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në BE, dhe ka qenë #prejpavarësisë”.

Nuk dihet pse, por shembullin e këtyre shteteve nuk e ka ndjekur Shqipëria. Në faqen zyrtare në Facebook, në banerin kryesor ka të vendosur E- Konsullaten, një shërbim që kryhet online nga qytetarët./Aktivpress/
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje