Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, dhe të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me Gjykatën Kushtetuese.
Në një deklaratë për media, kjo ambasadë thekson rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit.
Ajo i fton të gjithë që të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe ato personale.
“Ambasada Gjermane në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gurthemel i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.
Derisa dje, Gjykata Kushtetuese ka shprehur shqetësimin e saj për “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë”, pas akuzave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës nga kjo parti.
Ky institucion tha se pavarësia nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës, prandaj asnjë subjekt politik nuk mund të ndërhyjë në punën e tyre.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë