Ambasada Gjermane në Prishtinë ka shprehur emocionet e saj për bukuritë natyrore të Kosovës gjatë pranverës.
“Përjetohet si pranverë, ndjehet si pranverë, dhe duket si pranverë!”, shkruan Ambasada në një postim në facebook, duke shpjeguar magjinë që ofron ky sezon në natyrën kosovare.
Duke theksuar rëndësinë e udhëtimeve në natyrë, Ambasada e ka përshkruar si “mahnitëse” panoramën që ofron Kosova, veçanërisht kur vizitohet Gjeravica, mali më i lartë i vendit, dhe fqinjët e saj mahnitës.
“Kontrasti mes pyjeve të errëta, borës së bardhë që shkëlqen, dhe qiellit të thellë blu është thjesht spektakolar”, shtohet në reagimin e ambasadës, duke ftuar të gjithë ata që vizitojnë Kosovën të përjetojnë këtë bukuri natyrore të papërshkrueshme.
Ky postim i Ambasadas Gjermane është një përshëndetje e ngrohtë ndaj natyrës mahnitëse të Kosovës, duke nxitur gjithashtu vizitorët të eksplorojnë bukuritë e jashtme që ofron ky vend.
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor