Përmes një postimi Ambasada gjermane në Kosovë ka uruar për formimin e qeverisë së re.
Sipas kësaj ambasade pritet që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe të mbështetet ligji dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Përveç tjerash kjo ambasadë ka kërkuar edhe rifillimin e dialogut me Serbinë.
Po ashtu në këtë postim thuhet që inkurajohet qeveria e re që të nis zbatimin e agjendës së saj për reforma në vend.
Postimi i plotë:
Urime Qeverisë së re të Kosovës për themelimin e saj në seancën e sotme të Kuvendit!
Si partner i gjatë i institucioneve të Kosovës, ambasada gjermane mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin tonë, të mbështesë shtetin e ligjit në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ne inkurajojmë qeverinë e re të nisë zbatimin e agjendës së saj ambicioze të reformës për këtë vend dhe të rifillojë dialogun me Serbinë në një proces negociatash të strukturuar mirë të lehtësuar nga BE.
Për të gjitha këto procese vendimtare, si të brendshme ashtu edhe të jashtme, Gjermania është gati të mbështesë Qeverinë e Kosovës dhe për popullin e Kosovës
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...