Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka njoftuar se sot 150 qytetarë të cilët kanë qenë në Kosovë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë.
Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se fluturimi ishte nga Prishtina për në Malmo të Suedisë.
“Fluturimi nga Prishtina për në Malmo – me 150 pasagjerë që ktheheshin në shtëpitë e tyre në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – ishte i vetmi që u largua sot në mëngjes. Në anën tjetër aeroporti i stërngarkuar ishte i zbrazët, të gjitha kafenetë ishin të mbyllura. Tashmë po i shohim mundësitë e përsëritjes së këtij veprimi të suksesshëm edhe të premten”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/EmbassyofSwedeninPristina/posts/3001461363279015
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...