Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë ka pezulluar punën me palë për 10 ditët e ardhshme për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe masave të marra nga Qeveria e Sllovenisë.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ambasada.
“Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe kufizimeve e masave të miratuara nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë, Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë do të pezullojë punën me palë nga data 1 deri më 11 prill 2021. Për raste urgjente, dërgoni një e-mail me një përshkrim të çështjes dhe një shpjegim të arsyeve për trajtim/shqyrtim urgjent të çështjes konsullore në: [email protected] ose na kontaktoni përmes numrit të telefononit: 01 541 541 2 apo 031 465 221 dhe ne do t’ju informojmë për opsionet e mëtejshme”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...