Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin sot në mëngjes në shenjë të ditës së zisë së shpallur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, ka vendosur flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj me këtë rast në profilin e tij në Twitter dhe Facebook në shqip dhe gjermanisht ka njoftuar: “vdes Adem Demaçi, autori i njërit prej librave më të famshëm në Kosovë (Gjarpërinjtë e Gjakut), bartësi i Çmimit Saharov dhe Nelson Mendela i Ballkanit. Pusho i Qetë Njeri i Madh!
Flamuri në gjysmështizë pos në Berlin është vendosur sot edhe në Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt.

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...