Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot pas vendimit të shtetit të Kosovës për t’i strehuar afganët të cilët kanë punuar me forcat e huaja e kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve për shkak të punës së tyre.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kjo ambasadë shkruan se Kosova i bashkohet SHBA-ve dhe vendeve tjera në thirrjen për largim të sigurt të afganëve.
“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen ‘se të gjitha palët respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi’”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar se ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin tonë./arbresh.info/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...