Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, njofton se ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist.
“Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për ti bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade./arbresh.info
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit